E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tracey Ann Jacobson zëvëndëson Christopher Dell

Sipas një lajmi të bërë publik nga mediat, mësohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka nominuar për ambasadore të SHBA-ve në Kosovë, diplomaten Tracey Ann Jacobson. Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë të publikuar në ueb faqe, bëhet e ditur lidhur me nominimet e reja që Obama ka vendosur t`i bëjë në përfaqësitë diplomatike në disa shtete, si dhe për disa poste në administratën që ai udhëheq. Ambasadorja Jakobson është një diplomate karriere, e cila momentalisht shërben si zëvendësdrejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm. Më parë ajo ka qenë ambasadore e SHBA-së në Taxhikistan dhe në Turkmenistan. Në këtë post ajo do ta zëvendësojë ambasadorin, Christopher Dell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›