SHBA, Nuland: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, ka thënë se Uashingtoni e inkurajon normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Ne vazhdojmë ta inkurajojmë, ashtu siç ka bërë sekretarja Klinton në bisedën e saj telefonike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është mirë për të dy vendet dhe mirë për rajonin. Ne mbështesim dialogun, i cili po vazhdon dhe është komponent kryesor në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha Viktoria Nuland, mbrëmë vonë, në një deklaratë për shtyp.
Në këtë deklaratë, ajo iu referua bisedës telefonike, që sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e kishte zhvilluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, më 21 janar.