Seria A, Interi merr kreun, bien Milani dhe Sampdoria
Interi merr përkohësisht kreun e klasifikimit në Serinë A pas javës së pestë, në pritje të takimit që do të luhet sot në mbrëmje midis Xhenovas dhe Juventusit në “Luixhi Ferrari”. Eto, Milito dhe Lusio u dhanë fitoren zikaltërve, kurse goli i Lavecit shërbeu vetëm për statistikë.
Ndërkohë që vazhdojnë luhatjet për Milanin. Këtë herë kuqezinjtë janë mposhtur minimalisht 1-0 nga Udineze në “Friuli”, duke marrë humbjen e dytë në pesë javët e para të kampionatit italian. Di Ntale shënoi golin tripikësh për vendasit.
Humbet edhe Sampdoria, që para ndeshjes në Firence mbante vendin e parë në Serinë A. Jovetiç në pjesën e parë dhe Xhilardino në të dytën firmosën kapitullimin e skuadrës së Del Nerit.
Vazhdon të befasojë Parma, që në javën e pestë mundi 2-1 në “Olimpiko” Lacion. Me fitoren e djeshme, emilianët shkojnë në kuotën e 10 pikëve, aq sa Fiorentina.
Spektakël dhe gola ka dhuruar përballja mdis Palermos dhe Romës në “Renzo Barbera”. Ka përfunduar në barazim 3-3 kjo ndeshje, e cila nuk kënaq asnjërin prej ekipeve.
Në ndeshjet e tjera, Kaljari i shkaktoi humbjen e parë Barit në shtëpinë e vet, ndërkohë që Bolonja mundi 2-0 në “Da Lara” Livornon. Siena-Kievo dhe Atalanta-Katania përfunduan në barazim pa gola.
Seria A, java V:
Dje
Atalanta 0 - 0 Katania
Bari 0 - 1Kaljari
Bolonja 2 - 0 Livorno
Fiorentina 2 - 0 Sampdoria
Inter 3 - 1Napoli
Lacio 1 - 2 Parma
Palermo 3 - 3 Roma
Siena 0 - 0 Kievo
Udinese 1 - 0 Milan
Sot
Xhenova - Juventus