E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari për vrasje

Shtetasi Gëzim Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin të datës 15. 09. 2009, ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të ”Vrasjes me paramendim”. 

Në datën 04.06.1997, rreth orës 14:00, në Tiranë, shtetasi Gëzim Ndreu ka vrarë për motive të dobta me armë zjarri shtetasin Besian B. (15 vjeç), pasi dy javë para vrasjes, Besiani me dy shokët e tij kanë patur një sherr banal.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›