E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, Juventus dhe Napoli fitojnë me “poker” golash

Napoli dhe Juventus kanë fituar edhe në javën e dytë të Serisë A. Napolitanët kanë fituar 4-2 në transfertë me Kievon, ndërsa Juventus ka mundur në shtëpi 4-1 Lacion. Për Napolin kanë shënuar Hamshik dy herë, Kajelon dhe Higuain. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 2-2, ku për Kievon shënoi dy herë Paloski. Ndërsa për Juventusin ka shënuar dy herë Vidal, Vucinic dhe Tevez. Pjesa e parë ka përfunduar 2-1, ku për lacialët ka shënuar Klose. Në këtë takim si titular është aktivizuar edhe Lorik Cana, por që gjithsesi, ka humbur ekipi i tij.
Të dielën do të luhen takimet e tjera të Serisë A, Roma dhe Milani do të luajnë në shtëpi, ku presin përkatësisht Veronën dhe Kaljarin, ndërsa Interi do të udhëtojë në Katania, për t’u ndeshur në transfertë. Roma do të luajë në orën 18:00, ndërsa të gjitha takimet e tjera do të luhen në orën 20:45.
(E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›