Sequi-politikanëve: Ku ka zemër ka edhe krahë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi për të disajtën herë ka zgjedhur proverbën shqiptare për tu treguar politikanëve shqiptarë se është koha që të mendojnë përtej interesave të ngushta politike e të nxitojnë e madje të fluturojë për integrimin. Një proverbë e thënë shqip për politikanët shqiptarë.
“E shikoni kollaren time. Figurat në të janë krahë që flututojnë. Për këtë dua të kujtoj një proverb interesant shqiptarë që thotë ku ka zemër ka edhe krahë” ka theksuar Sequi.
Një vlerësim nga ambasadori Sequi edhe për programin e ri të socialistëve. “E kam lexuar programin. Mendoje se është nje vlerë që i shtohet realitetit politik në Shqipëri, por do të japë komentete në ditët në vijim për këtë” ka shtuar më tej Sequi.