E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Milan e Inter sot nxemja para derbit

ROME-Milani dhe Interi do te bejne sot ne mbremje nxemjen e fundit perpara derbit te se dieles qe do te vendose perballe dy prej skuadrave me te medha te Italise. Ndersa Milani do te prese Palermon zikalterit e Rafa Benitez do te udhetojne per ne Lece ku do te kerkojne marrjen e 3 pikeve pas zhgenjimit ne ndeshjen e San Siros kunder Breshias. Situata te kampionet e Italise nuk eshte nga me te mirat duke pare demtimet e shumta megjithate trajneri Rafa Benitez do te kete te gatshem Dejan Stankovic per takimin e sotem. Nderkohe jashte do te qendroje Uesli Shnajder ndersa ne mesfushe do te kete hapesire edhe per te riun Obi. Lajmet e mira nderkohe duken per Zhulio Sezar dhe Kambiason qe mund te rikthehen per derbin ashtu si organizatori holandez. Nuk e prisja te kishim kaq shume demtime - deklaroi Benitez ne konferencen e djeshme per shtyp. - Kam folur me presidentin duhet te qendrojme te bashkuar deri ne janar kur te vije koha e merkatos. Tani duhet te gjejme ekuilibrin qe na mungon ndersa per blerjet kemi disa ide. Mora nje skuader qe ka fituar shume vitin e shkuar dhe mendova se mund te permiresoja dicka. Te rinjte kane uri per te fituar por pas demtimit te Samuel duhet te bejme dicka per te rregulluar ekipin. Keto demtime u ndodhin gjithnje skuadrave qe luajne ne nivelet me te larta. Eumlshte gjithnje e veshtire kur luan dy ndeshje ne jave. Mos harroni se Interi ishte skuadra qe e mbylli e fundit sezonin e shkuar dhe e nisi e para kete te sivjetshmin u shpreh me tej spanjolli.
Milani
Trajneri i Milanit Masimiliano Alegri e ka quajtur ndeshjen e sotme ndaj Palermos si me te rendesishmen e sezonit deri me tani. Ne fakt sicilianet kane arritur te fitojne shpesh vitet e fundit ne San Siro ndaj kuqezinjve duke u kthyer ne nje makth per ta. Gjithsesi pritet qe Alegri te lere pushim Zllatan Ibrahimovic per derbin ndersa qe nga minuta e pare mund te luaje Aleksandre Pato i cili u fut ne fushe vetem ne pjesen e dyte kunder Barit. Ndonjehere te pushosh per te karikuar baterite te ben mire - tha Alegri per sulmuesin brazilian. - Ronaldinjo nderkohe eshte shume i rendesishem per ne dhe kur nje lojtar rri ne stol une jam i pari qe me vjen keq sqaroi ai ne lidhje me fantazistin. Problemi me i madh i Milanit ne kete fillim sezoni kane qene golat e pesuar. Milani nuk mund ti lejoje vetes te pesoje nje gol per ndeshje ne kete periudhe. Ne Itali ose duhet te fitosh 3-0 ose duhet te jesh shume i vemendshem sepse kundershtaret nuk vdesin kurre. Goli i dyte i Barit u shenua pikerisht nga nje mungese vemendjeje tha trajneri kuqezi. Persa i perket formacionit Alegri pritet te riktheje titullar Andrea Pirlon ndersa ne mbrojtje mbeten ende ne dyshim Tiago Silva dhe Simone Antonini.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›