Seria A Milan mund 2-1 Bolonjen ne San Siro

Një fitore e vështirë e afron me vendin e pestë, veçse duhet shumë punë për t’u afruar me zonën Champions. Milani arriti një fitore aspak të lehtë në “San Siro” ndaj Bolonjës me rezultatin 2-1 duke qenë tani në kuotën e 34 pikëve, vetëm 2 më pak sesa Fiorentina.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi vetëm në pjesën e dytë, me anë të sulmuesit Xhampaolo Pacini, i cili këmbënguli ndërsa kishin mbetur edhe rreth 25 minuta lojë deri në fund.
Ky gol solli entuziazëm të madh te kuqezinjtë dhe trajneri Alegri, ndërsa loja e vendasve u çlirua nga tensioni.
Ishte sërish Pacini që shënoi golin e dytë në minutën e 82-të, pas një veprimi shumë të bukur personal dhe duke treguar se përse Milani këmbënguli që ta merrte nga Interi, duke humbur Kasanon.
Veçse, gëzimi dhe lumturia në tribunat e “San Siros” nuk vazhduan aq gjatë, pasi një autogol bëri që situata të ndryshonte. Ishte pikërisht Mekses që dërgoi topin në portën e tij duke ngushtuar shifrat në 2-1. Gjithsesi, Milani u mbajt.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy goli i Erion Bogdanit për Sienën duke i dhënë fitore ndaj Sampdorias, ndërsa ekipi i tij mbetet në fund. Napoli barazoi 1-1 në fushën e Fiorentinës, në ndeshjen e luajtur në orën 12:30, ku rezultati u vulos nga golat e shënuar nga Ronkalja për vendasit dhe Kavani për miqtë.
Katania fitoi 2-0 në fushën e Xhenoas, Atalanta barazoi 1-1 me Kaljarin, Torino fitoi 2-0 në fushën e Peskarës dhe Kievo doli 1-1 me Parmën.