E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA kunder Rusise

Një treg më i madh është mundësi për biznes më të mirë. Këtë kanë menduar disa klube të pasur rusë, që duan të krijojnë një ligë apo kupë të përbashkët të hapësirave që dikur ishin Bashkimi Sovjetik.
Bëhet fjalë për një ligë të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, emri që mori shteti sovjetik më 1991. Por, presidenti i FIFA-s, Zep Blater, është tërësisht kundër.
 “Lidhur me idenë për një kupë të klubeve të Komonuelthit, unë thjesht mund të hedh poshtë se ka ndonjë interesim nga FIFA. Nuk është pjesë e solidatitetit tonë”, tha ai.
Besohet se FIFA nuk dëshiron të jetë në konflikt me UEFA-n që nuk dëshiron të ketë kompeticione të organizuara nga federatat e tjera. Presidenti i Federatës Ruse, Nikolai Tolstih, i ulur pranë Blaterit, siguroi FIFA-n se do të dëgjojë rekomandimet e saj.
Idea për ligën e Komonuelthit konsiston në krijimin e një lige me 6 klube ruse, 4 ose 5 ukrainase dhe një ose dy bjelloruse, armene apo nga Azerbajxhani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›