E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa natyrore në Madeira. Shkon në 42 numri i viktimave

Ka shkuar ne 42 bilanci i viktimave dhe jane me shume se 120 personat e plagosur si pasoje e reshjeve te dendura te shiut qe kane pershire ishullin portugez Madeira, nderkohe qe skuadrat e shpetimit vazhdojne ende kërkimet. Mirepo pritet qe numri i viktimave te rritet. Me shume se 200 persona kane humbur shtepite dhe jane transferuar ne strehime te perkohshme. Kryeministri portugez José Socrates ka ofruar ndihmen e nevojshme ne kete situate te rende qe vendi po kalon.

Banoreve iu eshte bere thirrje te qendrojne ne shtepi. Po ashtu eshte mbyllur perkohesisht aeroporti nderkombetar dhe ishulli i Madeira ka mbetur i izoluar. Lisbona ka derguar aeroplane dhe mdihma emergjente, anije me helikoptere, ekipe mjekesore dhe furnizime humanitare. Rrjedha uji jashte kontrolli kane shkaktuar dhe shume deme materiale si ura, banesa dhe infrastrukturen, nderkohe qe Madeira ndodhet ne prag te shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme.

Komisioni Evropian ka deklaruar se eshte gati te ndihmoje autoritetet portugeze te perballen me katastrofen e tmerrshme qe ka goditur Medieran,- beri te ditur keshtu presidenti portugez i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso.

Ai i shprehu autoriteteve te vendit ngushellimet dhe solidaritetin e tij per te gjithe personat e prekur duke siguruar dhe se do te ndjeke nga afer situaten e krijuar.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›