E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret delegacionin e KiE: I gatshëm për të trajtuar problemet zgjedhore

2 orë pas takimit me presidentin Topi, zyra e kryeministrit ka qenë destinacioni i rradhës i shtatëshes së Këshillit të Europës. Takimi ashtu si me të gjithë liderët e tjerë politikë ka zgjatur një orë, por qe sipas kryeministrit nuk ka qenë e padobishme. “Ishte një takim shumë i hapur, i sinqertë, i frytshëm. Shpreha në këtë takim disponibilitetin e plotë timin, të qeverisë, të koalicionit qeveritar për të trajtuar në mënyrën me serioze, më konstruktive, të gjitha problemet bilaterale qe kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri” tha Berisha.

• Kavushoglu: Presidenti, i pari që zbatoi rezolutën e AP
• Topalli: Bojkoti, praktikë e dënueshme. Opozita të respektojë kushtetutën
Më herët Kavushoglu dhe delegacioni që kryeson u takuan me kryetaren e kuvendit Topalli. Ajo e ka quajtur 28 qershorin si procesin më të mirë zgjedhor në historinë e Shqipërisë, dhe çdo përpjekje që cënon këtë arritje si tentativë kundër interesave të shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›