E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Roma humb ne ndeshjen me Genoan. Ranieri jep doreheqjen

Roma në kaos të plotë tashmë. Claudio Ranieri ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i verdhezinjve, pas humbjes shokuese 4-3 në Genoa, në një ndeshje të cilën kryeqytetasit e kryesonin 0-3. "Do të kem gjithnjë kujtime të mira nga Roma," ka thënë Ranieri. "Pas një ndeshje si kjo, mendoj se është e drejtë të jap një sinjal. Në fërshëllimën e fundit shkova në dhomat e zhveshjes për të falënderuar lojtarët dhe i lajmërova për vendimin tim për tu dorëhequr", citohet të ketë thënë Ranieri.

Roma në një situatë të vështirë edhe financiare dhe në tratativa për të ndryshuar pronarët, ka humbur 3-2 në Olimpiko përballë Shakhtar Donetsk edhe në Ligën e Kampioneve. Rreth 200 tifozë kanë protestuar në qendrën stërvitore të Romës, ndërsa më pas janë shpërndarë nga policia.

Roma arriti të renditet në vendin e dytë sezonin e kaluar, nën drejtimin e Ranierit, ndërsa tashmë pas rezultateve të fundit, verdhezinjtë kanë zbritur në vendin e 8.

Konsorciumi amerikan Di Benedetto që është në bisedime për të blerë klubin, kanë bërë të ditur se duan të zëvendësojnë ish-trajnerin e Juventus me atë të Chelsea, Carlo Ancelotti, që është edhe i pëlqyeri i tifozerisë, ndërkohë media italiane raporton se ish-sulmuesi i Romës, Vincenzo Montella, mund të marrë drejtimin e klubit provizorisht.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›