Tërnava uron muslimanët: Kontribut për Kosovën
“Në këtë kohë kur Kosova pritet të njihet edhe nga shumë shtete, si shtet i pavarur e sovran, të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm si asnjëherë më parë për dhënien e kontributit karshi faktorit ndërkombëtar, që sa më shpejt të pasojnë dhe njohje të reja për vendin tonë”, theksoi myftiu Tërnava.
Duke uruar “Me fat Festa e Fitër Bajramit”, myftiu i Kosovës uroi për paqe, harmoni e solidaritet kudo në botë.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot gjatë paraditës myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Nga presidenca dhe qeveria bëhet e ditur se presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaçi do të vizitojnë selinë e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Drejtuesit më të larë të Republikës së Kosovës në mesazhet e tyre kanë uruar që festa e Bajramit të Madh t'i bashkojë edhe më shumë të gjithë rreth qëllimit madhor për forcimin e shtetit të ri dhe institucioneve demokratike.
Edhe urimi i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) është një ndër mesazhet e shumta që drejtojnë për Festën e Bajramit institucionet dhe subjektet politike të Kosovës, vendit ku popullata në shumicë shqiptare, po edhe komunitetet e tjera, kanë një respekt dhe tolerancë tradicionale ndërfetare, që manifestohet edhe për Krishtlidjet, Pashkët, e festat e tjera.