E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talenti i Chelseat e pengon blerjen e Schurles!

Chelsea dje kishte përfunduar të gjitha detajet për blerjen e yllit të Bayern Leverkusen, Andrea Schurle.

Por skuadra londineze nuk e kishte bërë me mend se pikërisht lojtar i saj e pengon zyrtarizimin e transferit. Talenti i Chelseat i huazuar te Werder Bremen, Kevin De Bruyne ka penguar këtë marrëveshje.

Kjo pasi që Chelsea është marrë vesh për blerjen e Schurrles ndërsa huazimin e De Bryunes te Leverkusen. Por lojtari i ri belg nuk e ka pranuar një gjë të tillë pasi që ai duket shumë afër kalimit tek Borusia Dortmund./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›