Wenger: Carricku për Barcelonën

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se mesfushori i Manchester United, Michael Carrick është lojtar që duhet të luaj për Barcelonën. Trajneri francez mendon se Carrick e meriton të jetë lojtari më i mirë i vitit në Premierligë.
"Carrick për mua është lojtari më i mirë i vitit në Premierligë. Nuk mendoj se gjithmonë golashënuesit duhet të jenë fitues. Carrick ka udhëhequr Manchester United drejt titullit këtë vit. Për mua ai është lojtar që i duhet Barcelonës me ato pasime të bukura" deklaroj Wenger./Indeksonline/