E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, java e XVI-të sjell rezultatete surpriz렠

Interi është ndalur në fushën e Atalantës në barazim 1-1. Kampionët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Militos në pjesën e parë, por vendasit e Atalantës barazuan gjithçka në të dytën. Interi e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pas daljes me dy kartonë të verdhë të Uesli Shnajderit.

Goditjen më të rëndë sot e mori skuadra e Milanit, e cila është mposhtur brenda në fushën e vet nga Palermo me rezultatin e pastër 2-0. Golat për miqtë u shënuan nga Mikoli dhe Breshiano. Milani humbet kështu mundësinë për të ngushtuar diferencën me Interin kryesues.

Edhe Fiorentina dështoi këtë javë në fushën e Kievos, me rezultatin 1-2. Nga ekipet kryesuese vetëm Parma arriti të fitojë, 2-1 përballë Bolonjës. Me këtë fitore emilianët konfirmojnë vendin e katërt me 28 pikë.

Dje;

Cagliari 3 - 3 Napoli
Bari 3 - 1 Juventus

Sot;

Milan 0 - 2 Palermo
Atalanta 1 - 1 Inter Milan
Catania 0 - 1 Livorno
Chievo 2 - 1 Fiorentina
Lazio 1 - 0 Genoa
Parma 2 - 1 Bologna
Siena 2 - 1 Udinese

20:45 Sampdoria - Roma  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›