E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A ne kampionatin italian rrogat e nje viti shkojne rreth 1 miliard euro

Milani eshte klubi qe paguan me teper per rrogat vjetore te futbollisteve ne kampionatin italian duke parakaluar edhe kampionet e Interit. Sipas nje analize te se perditshmes sportive italiane La Gazzetta dello Sport klubi i Silvio Berlusconit harxhon 130 milione euro per pagat vjetore te futbollisteve nderkohe qe kusherinjte zikalter arrijne ne kuoten e 120 milione eurove. Afrimet e Ibrahimovicit dhe Robinhos kane rritur shpenzimet ne krahun kuqezi nderkohe qe largimi i Jose Mourinhos ka sjelle efekt te kundert ne kampin zikalter. Gjithashtu vendimi i kampioneve te trefishte te sezonit te kaluar per te mos afruar futbolliste te shtrenjte gjate veres ka sjelle uljen e shpenzimeve vjetore. Vendin e trete e mban Juventusi me 100 milione me gjithe largimet e Diegos dhe David Trezeguese. Sidoqofte sipas gazetes italiane rrogat mund te jene te ndryshme nga ato qe kane deklaruar klubet pasi nuk merren parasysh bonuset apo klauzolat e ndryshme qe mund te jene te vecanta per futbolliste te caktuar. Sipas dokumenteve zyrtare te gjitha rrogat qe marrin futbollistet e klubeve te Serise A kapin shifren e 8025 milione eurove por duke pare se jo cdo klauzole eshte zyrtare kjo shifer shkon deri ne 1 miliard euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›