E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho Shwein-it Vitin tjeter do te jesh imi

Trajneri portugez i Realit te Madridit i cili kete vere afroi prane klubit merengues dy talente qe shkelqyen me Gjermanine ne Afrika e Jugut 2010 Sami Khediren dhe Mesut Ozil ka hedhur syte dhe nga mesfushori i lsquopaprekshem i Kombetares Gjermane Bastian Schweinstaiger. Lajmi konfirmohet nga e perditshmja gjermane lsquoBild e cila e shkruan se te vetequajturit Special One i ka rene ne koke per mesfushorin e fuqishem te Bajernit te Mynihut teksa e ka pare ne ndeshjen e trofeut Franc Beckenbauer 13 gushtin e shkuar. Mourinho qe ka ardhur ne krye te pankines se Realit kete vere citohet ti kete thene talentit te Bajernit ne momentin e shtrengimit te dores Doja te te merrja ne ekip vitin e shkuar por nje gje e tille nuk ndodhi. Vitin e ardhshem ti do te jesh imi. Schweinstaiger ishte nje nga lojtaret kyc te trajnerit Lev ne Kampionatin e fundit Boteror qe u luajt ne kontinentin afrikan. Bild shkruan me tej se pavaresisht qe kontrata e lojtarit me Bajernin skadon ne vitin 2012 Reali mund ta sjelle futbollistin ne Bernabeu ne merkaton e ardhshme verore. Nese Schweinstaiger nuk do ta shtyje me tej kontraten 2011-a mund te jete shansi i fundit i bavarezeve per te perfituar nga shitja e mesfushorit. Vlera e tij perllogaritet dicka me shume se 30 milione euro ndersa vete lojtari ka thene se ai nuk eshte i lidhur perjetesisht me klubin qe e rriti si futbollist. Une nuk mund dhe nuk deshiroj te them nese do te jem perjetesisht i lidhur me Bajernin - eshte shprehur numri 31 i fanelles kuqebardhe. Nje gje e tille nuk do te ishte e ndershme qofte edhe per tifozet. Reali i Madridit ka paguar 18 milione euro per te bere te tijet lsquopoetin Ozil nga gjermanet e Verder Bremen duke mposhtur konkurrencen e Barcelones dhe 14 milione euro per mesfushorin tjeter shkaterrues te Shtutgartit Sami Khedira. Nese Mourinho do ta mbaje premtimin mbetet per tu pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›