Fitore me Luksemburgun Shqiperia ne vend te pare
Salihi ndrit Qemal Stafen
Kuzhe mbajti fjalen dhe e nisi lojen me gjashte lojtare ofensive. Kroati rreshtoi ne vijen e pare Erjon Bogdanin dhe Hamdi Salihin te mbeshtetur nga Ervin Skela Gjergji Muzaka Ansi Agolli Klodian Duro dhe Ervin Bulku. Ne vijen e mbrojtjes u rreshtuan Armend Dallku Lorik Cana dhe Debatik Curri. Minutat e para pame nje Shqiperi shume dinamike madje teper afer portes kundershtare duke rrezikuar e fituar menjehere tri goditje kendi ne gjashte minuta. Ne minuten e 15-te Shqiperia fitoi nje goditje te lire ne kufijte e 25 metrave por skema e perdorur nga lojtaret me Agollin si ekzekutues nuk funksionoi. Pak sekonda me pas kundershtaret u shfaqen befasisht para portes sone aq sa Beqaj u detyrua te dale jashte zones per te bllokuar sulmin kundershtar. Ne minuten e 23-te Mutc frenoi hyrjen ne zone te Muzakes duke u ndeshkuar me karton te verdhe nderkohe qe Ervin Skela ne gjuajtjen e lire nga rreth 17 metra e perplasi topin ne murin kundershtar duke shperdoruar nje mundesi te mire. Pas nje minute Muzaka u shfaq ne vijen fundore te zones se Luksemburgut duke leshuar tokazi nje silure por portieri kundershtar Xhonatan Xhubert u shnderrua serish ne heroin e skuadres se tij. Me pas Ervin Bulku fitoi nje duel me kapitenin Peters ne minuten e 29-te ky i fundit e frenoi duke shkaktuar nje faull por dhe duke u ndeshkuar me karton te verdhe. Klodian Duro ekzekutoi nga rreth 19 metra por Xhubert tregoi aftesite e tij duke e grushtuar topin ne goditje kendi. Muzaka u tregua dhe nje here protagonist ne te 33 kur harkoi ne zone dhe aty Salihi ekzekutoi nje gjysmerrofeshate por pa mundur te gjeje kuadratin. Ky ishte vecse preludi i bomberit shkodran pasi ne te 37 Armend Dallku krosoi nga e djathta e sulmit tone topi mberriti ne zone dhe aty shkodrani realizoi me nje kryeveper ne forme voleji golin e Shqiperise te katertin e tij ne pese ndeshjet e fundit dhe te shtatin personal me fanellen e Kombetares. Ky ishte dhe goli i gjashte i Shqiperise i shenuar ne tri ndeshje zyrtare kunder Luksemburgut. Me pas ne fraksionin e dyte te lojes tanet nisen pa asnje ndryshim ne formacion. Momenti i pare i mire i Shqiperise erdhi ne minuten e 53-te kur pas nje krosimi te gjate te Ansi Agollit nga e majta e sulmit tone topi mberriti te Muzaka ky i fundit brenda zones se vogel dha nje asist per Bogdanin por sulmuesi i Cezenes nuk arriti te koordinoje sferen per ta zhytur topin ne rrjete. Ne te 57 Mutc i Luksemburgut simuloi gjate nje dueli brenda zones me Armend Dallkun duke kerkuar penallti por gjyqtari sllovak Trutc e ndeshkoi me kartonin e dyte te verdhe dhe rrjedhimisht te kuq. Luksemburgu me dhjete lojtare. Ne te 63 Klodian Duro fitoi nje goditje te lire nga nje distance rreth 25 metra por ekzekutimi i Ansi Agollit la per te deshiruar. Luksemburgu ne minuten e 71-te ekzekutoi nje goditje te lire nga rreth 30 metra Peters aplikoi me zgjuarsi nje skeme duke mos gjuajtur direkt por duke hedhur topin ne zone ku nje lojtar luksemburgas pasoi per shokun e tij qe goditi shtyllen horizontale por pozicioni i ketij te fundit ishte jashte loje. Ne minuten e 80-te Muzaka shume aktiv ne kete ndeshje i la vendin fantazistit te Panionosit Jahmir Hyka. Pas pak sekondash Lorik Cana ishte shume prane golit kur goditi fuqishem me koke perpara se Hamdi Salihi te godiste shtyllen horizontale. Kapiteni Ervin Skela tregoi klasin e tij kur goditi nga larg por portieri Xhubert ndash me i miri i Luksemburgut ndash i tha Jo edhe nje here tjeter golit te dyte te Shqiperise.
Statistika
Luksemburgu eshte nje nga perfaqesueset e pakta me te cilat kombetarja shqiptare ka nje bilanc pozitiv ne ndeshjet e meparshme. Ndaj perfaqesueses se Luksemburgut para ketij takimi kombetarja shqiptare kishte arritur 2 fitore ne 2 takimet e zhvilluara. Shqiperia me trajnerin kroat Oto Baric ne bankine e mundi dy here ne eliminatoret e Euro 2008-s Luksemburgun. Fillimisht 2-0 ne Tirane dhe me pas 3-0 ne Luksemburg me Edmond Kapllanin protagonist ne shenimin e tre nga pese golat e realizuar kunder vendit me mbi 500 mije banore. Ne takimin e pare protagoniste ishin sulmuesi Edmond Kapllani qe eshte grumbulluar edhe per takimin ndaj Luksemburgut dhe ish-mbrojtesi Altin Haxhi. Ndersa ne ndeshjen e kthimit Shqiperia dominoi dhe arriti nje nga fitoret me te thella ne historine e saj dhe sidomos jashte fushe 3-0 ku protagonist kryesor i takimit ishte serish Edmond Kapllani qe shenoi dy here ndaj Luksemburgut pasi me pare kishte shenuar nje gol edhe mesfushori Ervin Skela.
Pa humbje
Shqiperia nuk humbet prej 14 tetorit te vitit 2009 kur kuqezinjte deshtuan kunder Suedise 4-1. Prej atehere ne gjashte ndeshje nje zyrtare Rumani dhe pese miqesore Estoni Irlande e Veriut Mali i Zi Andorra dhe Uzbekistani Kombetarja ka arritur pese fitore dhe dy barazime.
Formacionet
Shqiperia Beqaj Dallku Cana Curri Agolli Bulku Duro 89 Lila Muzaka 80 Hyka Skela Bogdani Salihi. Trajner Josip Kuzhe.
Ne pankine Hidi Lila Vangjeli Kapllani Vila Hyka Lika
Luksemburgu Xhubert Kicinger Blez Hofman Shnel Peters Laterca Betmer Da Mota Pajal Mutc. Trajner Luk Holc
Ne pankine Obervajs Kolet Bensi Bukvic Jenish Martino Gerson
Grupi D
1. Shqiperia 2 4
2. Bjellorusia 2 4
3. Franca 2 3
4. Bosnje-Hercegovina2 3
5. Rumania 2 2
6. Luksemburgu 2 0
Ndeshjet e radhes
08.10.2010 Luksemburg - Bjellorusi
08.10.2010 Shqiperi ndash Bosnje - Hercegovine
09.10.2010 France ndash Rumani