Seria A, përfundojnë ndeshjet e javës së 12-të
Bari i rikthehet fitores në stadiumin e vet, duke mposhtur Livornon me rezultatin minimal 1-0. Golin tri pikësh për vendasit e shënoi Alegreti që në minutën e pestë të takimit. Në “Dallara” Bolonja rigjen tri pikët, pas humbjes së një jave më parë në “Olimpiko” përballë Romës. Kuqeblutë mundën sot 3-1 Palermon, me dy gola të Zalajetës dhe Di Vaios në minutën e 90-të. Për skuadrës e Zengës barazoi përkohësisht Kjaer.
Fitore e vështirë për Fiorentinën në fushën e Udinezes. Vargas i jep suksesin skuadrës së Çezare Prandelit në “Friuli”. Tri pikë mjaft të çmuara, që i ngjit vjollcët në vendin e katërt, së bashku me Sampdorian, që u mund sot 2-0 nga Kaljari në “Sant Elia”.
Fitore vendase edhe për Parmën dhe Xhenovan, përkatësisht kundër Kievos 2-0 dhe Sienës 4-2. Për skuadrën e Gasperinit fitorja erdhi nga këmbët e Krespos (dy herë), Paladinos dhe Flokarit.
Seria A, java 12:
Dje
Katania 0 – 0 Napoli
Atalanta 2 – 5 Juventus
Sot
Bari 1 – 0 Livorno
Bolonja 3 – 1 Palermo
Kaljari 2 – Sampdoria
Xhenova 4 – 2 Siena
Lacio 1 – 2 Milan
Parma 2 – 0 Kievo
Udineze 0 – 1 Fiorentina
Inter – Roma (ora 20:45)