E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani nuk di të ndalet, Lacio “viktima” e radhës

Tiago Silva kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 21-të. Mbrojtësi brazilian goditi me kokë, në zhvillimet e një goditjeje dënimi, pas një krosimi të Pirlos nga e majta. 14 minuta më vonë, në të 35-tën, është një jetër brazilian, Pato, që dyfishon avantzhin e Milanit.

20-vjeçari dërgoi topn në rrjetën e portierit Muzlera, pas një gjuajtjeje mjaft të bukur me kokë nga brenda zonës. Ronaldinjo ishte autori i pasit të fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. Një krosim milimetrk, që gjen të lirë Paton dhe 2-0 për Milanin.

Me fillimin e 45 minutave të dyta, Lacio shkurton diferencën në të 64-tën. Është përsëri Tiago Silva që shënon, por kësaj here duke ngatërruar portë. Minutat e mbetura nuk sjellin asgjë të re dhe në këtë mënyrë, kuqezinjtë arkivojnë tri pikët e radhës, duke konsoliduar vendin e tretë në kampionatin italiam. Ndërkohë për Lacion vazhdon kriza e lojës dhe e rezultateve.

Lacio 1 – 2 Milan (Tiago Silva (a.g) 64’ / Tiago Silva 21’, Pato 35’)

Lacio 4-4-2: Muzlera; Lihteiner, Sivilia (E.Kribari 72’), Radu, Kolarov; Baronio (Megni 62’), Broki, Mauri (H.Kruz 46’), Matuzalem; Roki, Zarate. Trajner: D. Balardini

Milan 4-3-3: Dida; Odo, Nesta, T.Silva, Zambrota; Ambrozini, Pirlo, Sedorf (Flamini 55’); Ronaldinjo (Abate 87’), Borielo (Inzagi 74’), Pato. Trajner: Leonardo

Gjyqtar: A. Damato

Kartonë të verdhë: Zarate, Radu / Nesta, Inzagi  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›