E Diel, 1 Nëntor 2026

Klasikja Inter-Roma ndahet në barazim

Kryeqytetasit e drejtuar nga Klaudio Ranieri ishin të parët që kaluan në avantazh me një super gol të Vuçiniç në minutën e 13-të. Malazezi pati humbur një rast të shkëlqyer që në minutën e tretë, i cili do t’i jepte avantazhin e shpejtë Romës.

Kampionët e Interit rastin më të mirë për të barazuar e shënojnë në minutën e 17-të, kur Diego Milito gjendet i vetëm përballë portierit të Romës, por Hulio Serxhio bën mrekullinë duke pritur topin e argjentinasit.

Skuadra e Murinjos e gjen barazimin sapo fillon pjesa e dytë me anë të Samuel Eto’o. Kamerunasi shfrytëzon mjaft mirë një rrëmujë në zonë duke shpëtuar Interin nga një humbje brenda në shtëpinë e vet.

Interi ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 5 më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Ndërsa Roma renditet e 13-ta me 15 pikë, aq sa ka edhe Kievo dhe Udineze. Javën e ardhshme Interi do të udhëtojë drejt Bolonjës, ndërsa Roma do të presë Barin.     

Inter-Roma 1-1

Inter (4-3-1-2): J. Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Muntari (1'pII Sneijder), Vieira (1'pII Balotelli), Thiago Motta (19'pII Cambiasso); Stankovic; Eto'o, Milito.

Trajner: Mourinho

Roma (4-4-1-1): Julio Sergio; Motta, Andreolli, Mexes, Riise; Brighi, De Rossi (34' Faty), Pizarro; Perrotta; Menez (20'pII Tonetto); Vucinic (23'pII Okaka).

Trajner: Ranieri

Gjyqtar: Rocchi

Shënues: 13' Vucinic (R), 48’ Eto'o (I)

Të verdhë: Muntari (I), Menez (R), T. Motta (I), Pizarro (R)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›