E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Paaftësi për shmangien e krizës

Ndryshe mendojne per situaten ekonomike socialistet. Eduard Shalsi deputet i PS-se deklaron se kjo qeveria nuk ka para per te investuar ndersa i ka dale jashte kontrollit edhe inflacioni.

"Fatkeqësisht, qeveria e Saliut dhe e Ridvanit, jo vetëm ka qenë e paaftë për të vepruar në parandalimin e krizës, por është e paaftë dhe për të dëgjuar këshillat e opozitës, që ka më shumë se 10 muaj që i bie kambanave të alarmit. Një qeveri që ka ndaluar së investuari, që nuk kontrollon dot më inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që nuk arrin dot të mbledhë të ardhura nga taksat dhe tatimet, që po e mbyt sistemin bankar duke bërë që kredidhënia të bllokohet, që e ka çuar borxhin e brendshëm në vlera të llahtarshme, që tallet me pensionistët duke bërë rritjen më të ulët të pensioneve gjatë 10 viteve të fundit, nuk duhet të ketë kurajën për të folur për ekonomi të qëndrueshme. Të vetmit njerëz që përjetojnë zhvillim ekonomik janë ministrat e Saliut", deklaroi Eduart Shalsi, deputet i PS.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›