Bare akuzon Priftin për pasurinë
Opozita flet edhe per nivel te larte korrupsioni duke iu referuar pasurise se ministrit Dritan Prifti. Deputeti Besnik Bare thote se 1.8 milione euro Prifti i ka vene duke shitur aksionet e nje kompanie te ngritur nga hici.
"1.8 milionë euro rritje të ardhurash ka deklaruar ministri Prifti në një vit të vetëm. 1.8 milion euro nga shitja e aksioneve të një kompanie e cila as nuk ekzistonte në deklaratën e mëparshme të pasurisë të Dritan Priftit. Pra, në më pak se 12 muaj në krye të Ministrisë së Ekonomisë, ministri Prifti ia doli të krijonte nga hiçi një kompani, ta ngrinte atë dhe të shiste aksionet duke u pasuruar me 1.8 milion euro. Pra gjatë vitit që shkoi Ministri Prifti ka fituar nga 150 000 euro në muaj. Kjo po që është një mrekulli ekonomike nga ato për të cilat flet kryeministri. Dritan Prifti të cilin dikur Sali Berisha e Ilir Meta e shpëtuan nga përballja me drejtësinë për aferat korruptive skandaloze ku ishte përfshirë si drejtues i KESH-it, sot duhet të dalë përballë shqiptarëve e të japë llogari për burimin e këtij pasurimi të papritur", deklaroi Besnik Bare, deputet i PS.
Dorian Kodra < I mëparshmi