E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seriali mysliman në BBC merr qindra ankesa

Një serial komik, me në qendër një familje myslimane me origjinë nga Azia, ka shkaktuar polemika dhe zemërim që në shfaqjen e serisë së parë në Britaninë e Madhe.

Daily Mail shkruan se do të ishte e pamundur që një komedi televizive që ka në qendër një lider të komunitetit mysliman të kalonte pa komente në Britaninë e Madhe. Dhe realisht kështu ka ndodhur, kanë qenë më shumë se 200 mesazhe në drejtim të BBC një ditë më parë, ndërsa është transmetuar edhe seria e parë e komedisë televizive, “Qytetari Khan”. Seriali është cilësuar si fajtor për krijimin e stereotipeve mbi aziatikët si dhe fyes për Kuranin.

“Ky është një stereotip fyes, i tmerrshëm, injorant”, është një prej mesazheve të teleshikuesve.

Një skenë e cila në veçanti ka provokuar zemërim është kur vajza e rritur e Khan, nxiton për të vënë ‘hixhabin’ dhe për të lexuar Kuranin në momentin që babai i saj hyn në shtëpi.

Komedia e cila është krijuar nga Adil Ray, i cili luan edhe rolin kryesor. Gjatë një interviste për BBC, vetë Ray tha se shfaqja lejon komunitetin mysliman të qeshë me veten.

Ndërkaq, një zëdhënës i BBC-së e cilësoi serinë e parë si një nisje shumë të mirë. Ai tha se seriali është ndjekur nga 3.6 milionë shikues dhe se ky është sukses.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›