Nismë e mbarë
“KE analizoi fillimin e kampionatit të ri duke konstatuar se gjatë dy javëve të shkuara u pa një futboll cilësor, organizim i mirë i ndeshjeve, disiplinë e kënaqshme e lojtarëve në fushë si dhe ndarja e drejtësisë ishte në nivelin e duhur”, njofton FFK.
“KE po ashtu vuri në dukje se edhe pasqyrimi i futbollit të Kosovës, duke filluar nga Digitalbi, që bën transmetimin direkt të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe të gjitha mediat tjera, ka qenë mjaft i mirë e profesional, që ndihmon në ngritjen e nivelit të futbollit në Kosovë”, vazhdon shkrimi.
Me qëllim të përmirësimit të organizimit të ndeshjeve nga ana e klubeve si dhe të ndarjes së drejtësisë, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i ka thirr në një takim kryetarët e klubeve të Superligës për të hënën, më 3 shtator në orën 13:00, ku mes tjerash do të debatohet për mundësitë e angazhimit edhe të gjyqtarit të katërt në ndeshje.