Palestine-Izrael neser raundi i dyte i bisedimeve
Te marten pritet te zhvillohet raundi i dyte i bisedimeve te paqes mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez qe do te mbahet ne Sharm el Sheik te Egjiptit. I pari qe ka mberritur me ne Egjipt eshte presidenti palestinez Mahmud Abas. Ne takim pritet te marre pjese edhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e cila sipas programit pritet qe me pare te zhvilloje nje takim me te derguarin e posacem te SHBA-se per Lindjen e Mesme George Mitchell. Bisedimet jane parashikuar te nisin gjate oreve te paradites dhe fillimisht eshte parashikuar nje takim dypalesh mes Abas dhe kryeministrit izraelit Netanjahu. Kreu i qeverise izraelite Benjamin Netanjahu deklaroi se procesi paqes ne Lindjen e Mesme mund te ece perpara nese Palestina e njeh Izraelin si shtet. Duke shprehur keqardhje qe palestinezet e refuzojne kete kerkese kryeministri izraelit nguli kembe se nje njohje e tille do te ishte baze reale per vendosjen e paqes ne rajon.
Autoriteti palestinez refuzon njohjen e shtetit te Izraelit me arsyetimin se nje njohje e tille do te rrezikonte zgjidhjen e ceshtjes se te drejtave te refugjateve palestineze.