E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Pejic i jep Tiranes fitoren e pare Skenderbeu bie ne Peqin

Vllaznia merr tri piket ndaj Lacit

Java e trete rezultoi fatale per Skenderbeun dhe mjaft pozitive per Tiranen. Korcaret qe kishin 2 fitore dhe nuk kishin pesuar asnje gol rane ne Peqin ndersa bardheblute moren fitoren e pare kete edicion ndaj Bylisit. Nderkohe qe ne Loro Borici Vllazania mori nje fitore mjaft te vlefshme ndaj Lacit.

E para per Tiranen

Ne kryeqytet ne stadiumin Qemal Stafa Tirana ka vuajtur jo pak ndaj Bylisit. Mallakastriotet limituan demet dhe u munden me rezultatin e ngushte 2-1. Edhe pse kane kaluar te paret ne epersi me ane te Pero Pejicit nje rast mjaft i dyshimte teksa kroati e ka marre topin me dore per ta derguar pastaj ne rrjeten kundershtare bardheblute nuk kane ditur ta ruajne avantazhin sepse ne minuten e 43-te Bylisi ka barazuar pas nje aksioni te bukur. Pak minuta me pare skuadra mallakastriote humbi nje penallti mjaft te dyshimte te akorduar nga kryesori Bardhyl Pashaj Kule nga pika e bardhe e penalltise ia dorezoi topin Ilion Likes pa e derguar dot ne rrjeten e ketij te fundit. Me pas ne dy minutat shtese te pjeses se pare bardheblute bene diferencen pasi serish Pejic shfrytezoi mjaft mire nje asist te Sebino Plakut njeri nga me te miret per bardheblute. Me kete rezultat mbyllet edhe pjesa e pare nderkohe qe e dyta eshte thuajse fotokopje e se pares. Tirana me tej mbajti zoterimin e topit dhe te fushes por nuk konkludoi dot ndersa Bylisi aplikoi kundersulmin por pa rezultat pasi nuk e ka njeriun e duhur ne maje te formacionit te vet. Keshtu kaluan minutat pa u shenuar tjeter gol duke qendruar ne fuqi fitorja 2-1 e Tiranes e fiksuar qe ne 45 minutat e para. Bardheblute marrin fitoren e pare ne kete kampionat pikerisht ne javen e trete ndersa Bylisi nuk e ka shijuar ende ate duke qendruar ne kuoten e zero pikeve ne fund te klasifikimit. Nisje me te keqe nuk mund te kishte per skuadren e drejtuar nga trajneri Ilir Spahiu qe duket se do te kete mjaft veshtiresi per mbijetesen ne superlige.

Bie Skenderbeu

Bekim Kuli ndali Skenderbeun ne Peqin duke i dhene fitoren 3-1 Shkumbinit te Agim Canes. Java e trete rezultoi fatale per korcaret te cilet deri tani kishin 2 fitore dhe nuk kishin pesuar asnje gol. Peqinasit fituan jo vetem ne rezultat por edhe ne loje. Problemi me i madh i Skenderbeut ne kete sfide ishte reparti i mbrojtjes futbollistet e se ciles nuk arriten te mbanin nen kontroll mesfushorin Kuli. Kavajasi kaloi vendasit ne avantazh me nje supergol ne minuten e 32 dhe 9 minuta me vone dyfishoi rezultatin. Ne fundin e pjeses se pare Skenderbeu shkurtoi diferencen e golave por ne te dyten serish Kuli vulosi fitoren e peqinasve. Dje ne Peqin ishin prezent perfaqesuesit e Federates Shqiptare te Futbollit pasi peruruan impiantin e ri te ketij qyteti.

Vllaznia mund Lacin

Ne Loro Borici te Shkodres Vllaznia priti Lacin e Stavri Nices nje skuader qe u ka marre thuajse piket maksimale kuqebluve edicionin e shkuar. Ky fakt perbente njelloj nevoje per hakmarrje nga Vllaznia e cila duke qene se luante edhe ne stadiumin e vet me nje tapet te nderruar teresisht do te tentonte vetem 3 piket per tua shtuar 4 pikeve te tjera qe i ka akumuluar ne dy javet e para si rezultat i nje fitoreje me Bylisin dhe nje barazimi ne Kruje me Kastriotin. Ne te njejtat pozita gjendej edhe Laci qe kishte mundur ne ndeshjen paraardhese Shkumbinin ne shtepi ndersa kishte barazuar me Teuten ne javen e pare. Ne fund kane triumfuar kuqeblute me shume veshtiresi sepse kundershtaret kurbinas jane shfaqur te vendosur per te mos dale duarbosh nga Shkodra. Barazpeshen e fillimit te lojes e ka prishur Vioresin Sinani ne minuten e 34-t duke ngritur peshe tifozet kuqeblu te pranishem ne stadium. Por nuk ka zgjatur shume gezimi i shkodraneve sepse miqte nga Laci kane rivendosur ekuilibrat brenda 3 minutash. Pikerisht ne minuten e 37-te ka qene shqiptaro-maqedonasi Selimi ai qe ka gjetur rrjeten e Vllaznise duke e barazuar rezultatin 1-1. Me kete barazim kane shkuar skuadrat ne dhomat e zhveshjes ne pushimin mes dy pjeseve per te nisur 45 minutat e dyta me me shume deshire per ti rrembyer fitoren njera-tjetres. Trajneri Radonjic fillon e ben te tria zevendesimet duke nxjerre nga loja edhe Sinanin cka kontestohet fuqishem nga tifozet kuqeblu. Sidoqofte ka qene pikerisht nje lojtar i futur si zevendesues Shtupina ne minuten e 85-te ai qe ka vendosur fatin e kesaj ndeshjeje.

Superliga Renditja

Nd.Pike

1. Flamurtari37

2. Vllaznia37

3. Skenderbeu 36

4. Elbasani35

5. Laci34

6. Shkumbini34

7. Tirana34

8. Kastrioti33

9. Dinamo23

10. Teuta21

11. Besa31

12. Bylis30

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›