E Diel, 1 Nëntor 2026

Serik Akhmetov, kryeministër i ri i Kazakistanit

Ligjvënësit e Kazakistanit kanë miratuar njëzëri Serik Akhmetovin në postin e kryeministrit të ri të vendit.

Presidenti Nursultan Nazarbaev ka nënshkruar menjëherë dekretin e emërimit.

Nazarbaev ka emëruar Akhmetovin pas dorëheqjes së kryeministrit Karim Masimov dhe të kabinetit të tij.

Masimov më pas është emëruar nga Nazarbaevi në krye të administratës presidenciale.

Akhemtov ka qenë zëvendëskryeministër i parë që nga muaji janar, ndërsa Masimov ka shërbyer në postin e kryeministrit nga viti 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›