E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitzfeld mbron Xhakën

Çdo raport i Granit Xhakës me shqiptarët vazhdimisht i shqetëson mediat dhe opinionin zviceran.

Këtyre të fundit së fundmi u ka mbetur hatri në mesfushorin kosovar, i cili nëpërmjet një letre të hapur para pak ditëve iu drejtua opinionit shqiptar, duke i treguar arsyet pse e ka veshur fanellën e Zvicrës e jo atë të Shqipërisë. Në atë mënyrë Xhaka u mundua t’i ndryshojë përshtypjet negative që i kanë krijuar për të tifozët shqiptarë.

Kjo nuk u ka pëlqyer medieve zvicerane, respektivisht tabloidi Blick.ch, i cili konsideron se Xhaka si reprezentues dhe shtetas zviceran nuk ka nevojë më që t’u arsyetohet asisoj shqiptarëve.

Por, selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, është njeriu që më së shumti e kupton pozicionin e palakmueshëm në të cilin gjendet Xhaka dhe reprezentuesit tjerë zviceranë me prejardhje shqiptare si: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi e Blerim Xhemajli.

Hitzfeld u ka bërë thirrje medieve dhe opinionit gjerman që mos t’ia zënë për të madhe 19 vjeçarit.

“Duhet pasur parasysh se Graniti është sharë dhe ofenduar para, gjatë dhe pas ndeshjes ndaj Shqipërisë. Shtypi në Shqipëri ka nxitur urrejtje kundër tij dhe lojtarëve tjerë si Behrami dhe Shaqiri. Ata paraqiteshin si ‘tradhtarë’. Është e logjikshme se një gjë e tillë dhemb dhe është e rëndë për të gjithë lojtarët. Për ne nga jashtë është shumë e vështirë të gjykojmë se si ndjehen në këto rrethana njerëzit me prejardhje të huaj”, ka thënë Hitzfeld për Blick.ch.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›