E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish, ‘Nata e fundit...’

Të martën mbrëma, në Teatrin Kombëtar të Kosovës është dhënë shfaqja "Nata e Fundit në Goli Otok".

Shfaqja është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, e dramatizuar dhe me regji të Xhevat Qorrajt, sipas tekstit të Mehmet Kajtazit. Në shfaqje interpretuan aktorët Mentor Zymberaj, Selman Lokaj dhe Asllan Hasaj.

Ndryshe, karakteristikë e shfaqjes është se ajo shënon nj rekord absolut për nga numri i reprizave dhe për nga vetë jetëgjatësia e saj. Shfaqja Nata e Fundit në Goli Otok” jeton plot 21 vite në skenën teatrore kosovare, gjë që është rast i rrallë jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Shfaqja “Nata e Fundit në Goli Otok” ka qenë pjesëmarrëse dhe laureate në shumë manifestime e festivale mbarëkombëtare e ndërkombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›