E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këndon me B.B. King

Në muajin kur Amerika e nderon historinë e njerëzve me ngjyrë, të martën mbrëma Shtëpia e Bardhë, të paktën për një natë, u shndërrua në një skenë të emrave të njohur të muzikës blues.

Sipas presidentit Obama, një ndër privilegjet më të mëdha të të qenit president i SHBA’ve është fakti që mund t’i ftosh këngëtarët më të famshëm që të këndojnë në shtëpi.

"Një nga privilegjet e të qenit president, dhe për këtë kam folur tashmë, është se kur ndonjë natë dëshironi të shëtisni sa për t’i qartësuar mendimet ose vetëm sa për të bërë një xhiro me veturë, ju s’mund ta bëni këtë. Shërbimi Sekret nuk ju lejon, dhe kjo është zhgënjyese.

Por ka edhe net të tjera, kur BB King dhe Mick Jagger ju vijnë në shtëpi që të interpretojnë muzikë të mrekullueshme”, theksoi Obama.

Në mbrëmjen speciale në Shtëpinë e Bardhë interpretuan mjeshtrit e muzikës blues B.B. King, Trombone Shorty, Buddy Guy, Jeff Beck, Mick Jagger, Shemekia Copeland, Susan Tedeschi, Gary Clark, Jr., Keb' Mo', Derek Trucks dhe Warren Haynes.

As presidenti Obama nuk hezitoi që, bashkë me B.B. King, të këndojë këngën "Sweet Home Chicago".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›