E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish “Në Kërkim të Nemos"

Përgatitjet për xhirimin e vazhdimit të filmit “Finding Nemo”, që konsiderohet njëri prej filmave më të suksesshëm të animuar, janë në vijim e sipër.

Regjisori i pjesë së parë të filmit “Në Kërkim të Nemos”, Andrew Stenton, do t’i kthehet të njëjtit rol edhe në pjesën e dy të filmit, në të cilin do të krijojë vazhdimin e aventurave të “peshkut kloun”.

Edhe pse revistat filmike amerikane shkruajnë që xhirimet “vetëm sa nuk kanë filluar”, studioja filmike Pixar, e cila ka bërë edhe pjesën e parë të filmit, ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë zyrtarisht.

Përndryshe, filmi i parë për peshkun Nemo gjatë shfaqjes së tij nëpër kinematë botërore ka realizuar një fitim marramendës prej 867 milionë dollarësh, dhe konsiderohet ndër filmat më të suksesshëm të shtëpisë filmike Pixar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›