E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madonna dështon në Londër

Fundi i koncertit në Hyde Park u bojkotua edhe nga adhuruesit e saj më besnikë. Simpati nuk fitoi as striptizi që Madonna e bëri në koncert. Kur u zhvesh, dhe mbeti vetëm në sutjena e tanga të zeza, nxiti një reagim të vaktë nga afro 50,000 njerëzit e tubuar. Në shumë postime të adhuruesve të Madonna’s në Twitter koncerti i cilësua katastrofal.

“Kur Madonna zhvishet në skenë, në moshën 50-vjeçare, atëherë e dini se karriera e saj po shuhet”, shkruante të mërkurën në Twitter, në profilin adhuruesi. Mbase ka të drejtë, pas dështimeve të njëpasnjëshme koncertale, ndoshta është koha që mbretëresha e popit të fillojë të mendojë për pension.

Shumë adhurues u ankuan se s’mundën ta duronin tingullin e keq në koncert, kohën e keqe dhe interpretimin e këngëve të vjetra të Madonna’s. Madje, një adhuroi i saj shkroi në Twitter se, në fund të koncertit, Madonna tha: “Poloni, të dua”, të cilën fjali askush nuk e konsideroi si mahi.

Por, të gjithë e kuptuan se Madonna dështoi në Londër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›