E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohen me eskavator 4 varret antike te Valarese ne Gjirokaster

Persona ende të panjohur, kanë shkatërruar me eskavator pjesën e mbetur nga një grumbull varresh antike,që ndodhen në fushën e Valaresë, në komunën e Lunxhërisë në Gjirokastër.

Kater varret te periudhes para Krishtit ne Valare te Gjirokastres, jane shkaterruar.

Pllakat e tyre jane zhvendosur me skrap.

Ka pjese te eshtrave te shperndara midis dheut te germuar.

Dhe askush nuk di pse ka ndodhur kjo.
Tumba e Valarese i përket shekullit IV- III para Krishtit.
Varret u dëmtuan fillimish në vitet e komunizmit, gjatë aksioneve për “hapjen e tokave të reja”.
Ato u rizbuluan në mars të vitit 2008, nga një ekspeditë arkeologësh.

Katër varret e mbetura nga një tumbë varresh të vjetra, ndodhen në qendër të luginës së Drinosit, në vendin e quajtur stallat e Valaresë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›