E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO vazhdon fushatën ajrore në Libi

Sulmet ajrore ndaj Libisë do të vazhdojnë, përkundër rënies së regjim të Gaddafit, u tha të enjten në Bruksel, gjatë konferencës së ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës.

Ministri francez i Mbrojtjes, Gerard Lounge, deklaroi se sulmet nuk do të ndërpriten përderisa edhe vendstrehimet e fundit të forcave pro-Gaddafit të mos shkatërrohen dhe përderisa qeveria e re të mos e kërkojë këtë gjë.

Ndryshe, temat kryesore të konferencës dyditore të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO’s ishin Libia dhe Afganistani, ku Aleanca ndodhet në procesin e tërheqjes së forcave të saj nga lufta dhjetëvjeçare kundër talibanëve.

Megjithëse ish-kryengritësit libianë aktualisht kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, disa rajone libiane ende janë nën kontrollin e forcave të Gaddafit.

Në mesin e këtyre rajoneve janë ai në dhe përreth qytetit Sirte, në bregdetin e Mesdheut, zonat rreth qytetit Bani Walid dhe disa zona në jug të Libisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›