E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish lëndohet Ferdinand

Një tjetër stop për Rio Ferdinand. Mbrojtësi anglez i Manchester United, në ndeshjen e së martës, është ndalur pas dhimbjeve që ndiente në shpinë.

Qendërmbrojtësi gjigant sigurisht do të mungojë në sfidën e së dielës për Kupën e Ligës kundër Aston Villas dhe në miqësoren e Kombëtares angleze kundër Egjiptit, ku ai pritej ta merrte shiritin e kapitenit, i cili iu mor John Terryt pas skandalit seksual.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›