E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Rooney, 27 gola

23 gola në Premierligë, total 27 këtë sezon. Këto janë statistikat e Wayne Rooney, gjithnjë e më shumë simbol i Manchester United.

Në 6 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Old Trafford, sulmuesi anglez kishte një mesatare të hatashme golash: 1,5 për ndeshje.

Futbollistin e ka lavdëruar edhe trajneri Alex Ferguson, pas dygolëshit të shënuar të martën kundër West Ham.

“Wayne ishte i shkëlqyeshëm. Nëse vazhdon të luajë kështu dhe nëse i dëgjon këshillat e mia, do të bëhet një futbollist komplet, i gatshëm për t’u bërë legjendë e futbollit anglez”, tha Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›