E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish lëvdata për Clooney

Këtë fundjavë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të 23’të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Palm Springs.

Brad Pitt, Glenn Close, Gary Oldman, Charlize Theron, George Clooney dhe Jessica Chastain ishin disa prej emrave të yjeve të filmit, që u vlerësuan në këtë festë të kinematografisë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Palm Springs u mbajt në vendin e quajtur "Këndi i Lojërave për Yjet", në Kaliforni.

Brad Pitt u nderua me ‘Palmën e Shkretëtirës’ për arritjet e atij në aktrim, vetëm një muaj pasi fitoi një nominim ‘Golden Globe’ për rolin në filmin "Moneyball".

Glenn Close u vlerësua me çmimin e karrierës. Këtë sezon është komentuar shumë roli i saj në filmin "Albert Nobbs", një projekt që Close i kushtoi 15 vjet që ta përfundojë.

Por, ishte George Clooney ai që mori vlerësimet më të larta të mbrëmjes. Suksesi i madh komercial i filmit të tij "Ocean's Eleven" pritet që tani të pasohet me një nominim për Oscar për dy filmat e tij të fundit” "The Descendants" dhe "The Ides of March".

Aktori i lindur në Londër, Gary Oldman fitoi çmimin e yllit ndërkombëtar, për rolin e tij në filmin e zhanrit triler-spiunazh, "Tinker, Tailor, Soldier, Spy".

Ndryshe, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Palm Springs është ndër më të rëndësishmit në Amerikë. Ai për çdo vit mirëpret mbi 130,000 të pranishëm, kryesisht pjesë të listave të filmave të metrazhit të gjatë dhe të dokumentarëve të rinj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›