E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Amnistia” në New York

Filmi shqiptar “Amnistia” i Bujar Alimanit niset drejt New York’ut, për t’u shfaqur në kinemanë The Museum of Modern Art (MoMa).

Historia e një mashkulli dhe një gruaje që takohen dhe dashurohen gjatë një dite të jetës së tyre të mërzitshme, përderisa dy bashkëshortët e tyre të dënuar me burg presin të përfitojnë nga amnistia, në New York do të shfaqet prej 14-20 janar.

Në gusht 2011, menjëherë pas projeksionit të filmit në Kanada, kompania distributore Global Lens i filloi negociatat për blerjen filmit “Amnistia”.

Filmi deri tani ka fituar çmime në Berlinale, në Lisbonë, dhe tre çmime në Lecce, përderisa ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen (Danimarkë) dhe është përzgjedhur si kandidat i Shqipërisë për çmimin Oscar.

Në filmin me regji e skenar të Bujar Alimanit, rolet kryesore i luajnë Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj, etj. Filmi është bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare, dhe partnerëve grekë dhe francezë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›