E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish protesta në Siri kundër qeverisë

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se mbi 50 mijë demonstrues anti-qeveritar janë mbledhur në qytetin e Hamas duke akuzuar forcat e sigurisë se kanë qëlluar mbi ta. Nuk ka raporte për viktima të mundshme.

Ndërkohë, raportohet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr që të shpërndajnë turmat në Jasem.

Protesta janë raportuar edhe në afërsi të qytetit Dal, dhe në qytetet veriore të Sirisë. Aktivistët thonë se shtypja e këtyre protestave në rajonin e Homsit, ka shkaktuar vdekjen e 75 personave dhe personelit ushtarak që nga dita e diel.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›