E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 të vrarë nga sulmi i fundit në Irak

Zyrtarët e sigurisë në Irak kanë deklaruar se 17 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në veriun e Irakut. Shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në një xhami sunite në qytetin e Tikritit, 130 kilometra në veri të Bagdadit.

Sipas raportimeve të ndryshme shpërthimi ka ndodhur pasi një kamikaz hodhi veten në erë  brenda xhamisë.

Xhamia është në një zonë afër disa pallateve që janë ndërtuar në kohën e regjimit të Sadam Hyseinit.

Tikriti është qyteti i lindjes së ish diktatorit irakian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›