E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish rreshqitje guresh ne Rrugen e Kombit

Dhjetra meterkub inerte e guresh vazhdojne te bien nga faqet e maleve pergjate rruges se Kombit. Reshjet e paradites kane bere qe ne segmentin Fushedukagjin- Kukes te bien edhe shkembinj me permasa te medha.

Duhet te peshoje me teper se 5 tone.
U shkeput nga mali dhe ra ne mes te rruges, rreth ores 10 te paradites se hene
Fati deshi qe ate moment te mos kishte levizje makinash.
Kjo situate u krijua ne autostraden e Kombit, ne segmentin Fushe-Dukagjin- Kukes.
Per dy ore policia e qarkullimit beri bllokimin e nje korsie duke mos lejuar qarkullimin.
Pas rivleresimit te situates dhe marrjes se garancise per mungese rreziku ne autostrade, rruga u rihap.
Por ky shkemb vazhdon te jete aty .
Largimi i tij mund te behet vetem me shperthim, ndaj punonjesit e mirembajtjes presin kohen e duhur per te vendosur tritolin.
Me fillimin e reshjeve ne keto dite te para te vjeshtes,u krijuan jo pak probleme pergjate segmentit Rreshen Kalimash Kukes.
Skarpatat po humbasin gradualisht sigurine e tyre duke u bere te paqendrueshme e nxitur edhe shkarje masive.
Vetem nje jave me pare qindra meterkub inertesh e guresh rreshkiten ne afersi te Repsit, cka shkaktuan bllokim te autostrades.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›