Ksera i kalon drejtimin e Ministrise pasardhesit te tij Erion Veliaj
Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera dhe ministri i ri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, u takuan sot për të kaluar zyrtarisht kalimin e drejtimit të dikasterit nga njëri te tjetri. Përballë stafit të ministrisë dhe medias, Veliaj falënderoi Kserën për punën e tij dhe shërbimin ndaj vendit.
Një ministri e vështirë, më larg politikës, e më pranë halleve të njerëzve.
Ndoshta dhe për këtë Spiro Ksera dhe Erion Veliaj vendosën të takohen për t’I kaluar pushtetin njëri-tjetrit me një shtrëngim duarsh.
Pas një konsultimi mes dy stafeve, ish-ministri I Punës dhe ministry I Mirëqënies Sociale, dolën përpara mediave dhe stafit të dikasterit.
Reformimi i sistemit social ishte një nga arritjet e përmendura nga Spiro Ksera nën drejtimin e tij të ministrisë. Pasardhësit I ofroi gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.
Edhe Erion Veliaj, nuk ia mohoi punën e bërë.
Takimin e parë në terren, ministri i ri i Mirëqënies Sociale e zhvilloi me romët që jetojnë pranë vendit të njohur si Pallati me Shigjeta. Nga barakat e tyre, pohoi se stafi i tij ka piketuar disa vende ku mund te transferohen romët e kësaj zone. Por sipas Veliaj, vendimi do të merret në konsultim të ngushtë me këta qytetarë.
Pas përzgjedhjes së destinacionit të ri, Veliaj u angazhua se ai do të kompletohet në kohë record. Për të gjithë romët e interesuar nga ky spostim premtoi kontroll mjekësor si dhe regjistrimin e menjëhershëm të fëmijëve nëpër shkolla.
Reagon Bashkia Tiranës reagon ndaj deklaratës së Veliajt
Bashkia Tiranës reagon ndaj deklaratës së ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë takimit me komunitetin rom
“Veliaj u shfaq sot si ministër i ri me mendësi të vjetra. Ai e nisi detyrën duke mos njohur asnjë përgjegjësi që në fakt i njeh ligji.
Z. Veliaj e di se përgjegjësia morale për situatën është e shefit të tij, zotit Rama, i cili i dha lejen e ndërtimit Delijorgjit.
Deklarata e sotme e Veliajt tregon paaftësi dhe papërgjegjshmëri, por servilizëm ndaj shefit të tij”- thuhet ne njoftimin e bashkisë së Tiranës.