Dita vendimtare per Costa Concordia

Ditë e rëndësishme për Kosta Konkordian. Nis operacioni për drejtimin e anijes së krocerës që u mbyt në ishullin e Giljos në 13 janar të vitit të kaluar. Mbrojtja civile ka komunikuar që kushtet metereologjike nuk do të pengojnë punimet që do të zgjasin të paktën 6 orë.
Faza e parë do të jetë ajo e shkëputjes së relikeve nga shkëmbi, në mënyrë që anije të fillojë të lëvizë dhe të drejtohet në platformë.
Objektivi tjetër i rëndësishëm ëshët dhe rekuperimi i dy të zhdukurve. Në Tragjedinë e Kosta Konkordias, e drejtuar atëherë nga komandanti Francesko Sketino, humbën jetën 32 persona.
Një operacion i komplikuar ky dhe i kushtueshëm. Rreth 451 milion euro. Agjencia rajonale për mbrojtjen e ambjentit ka vlerësuar se gjatë rrotullimit nga reliket do të dalin rretj 80 mijë metër kubë ujë, që përfaqësojnë rrezikun më të madh për ambientin.