E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish sulm ne SHBA vriten dy zjarrfikes

Iu përgjigjën thjesht një telefonate që kërkonte ndihme dhe menjëherë zjarrëfikësit vullnetarë e gjeten veten në shënjestrën e një arme. Dy prej tyre u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Ngjarja ndodhi në Uebster të Nju Jorkut.

Vrasësi, 62-vjeçari Ëilliam Spengler u gjet i vdekur, pasi kishte qëlluar veten. Sipas policisë, ai kishte një dosje kriminale; kishte përfunduar dënimin prej 17 vjetësh, i akuzuar për vrasjen e gjyshes.

Spengler i kishte vënë flakën një makine dhe një shtëpie për të afruar fqinjin në shtëpinë e tij. Pasi morën telefonatën, që kërkonte ndihmë për shuarjen e zjarreve, me të mbërritur, katër zjarrëfikësit ranë në pritën e vrasësit.

Dy viktimat janë Tomasz Kaczoëka dhe Mike Chiapperini, ndërsa dy të plagosurit Joseph Hofsetter dhe Theodore Scardino.

Më 7 dhjetor, ky qytet ishte arenë e një tjetër ngjarje të rëndë; një djalë 15-vjeçar i vuri flakën shtëpisë, duke shkaktuar vdekjen e të atit dhe dy vëllezërve të tij. E ëma dhe motra 13-vjeçare mundën të shpëtojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›