E Diel, 1 Nëntor 2026

Serrat në Berat, model zhvillimi që lidh prodhimin me tregun dhe turizmin

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Qarku i Beratit dallon për përqendrimin më të lartë rajonal të investimeve bashkëkohore që kanë ndërmarrë fermerët për ndërtimin e serrave bujqësore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga serrat në Berat, ku prodhimet e fermerëve e blegtorëve dhe agroturizmi ndërthuren në një model zhvillimi që lidh prodhimin me tregun dhe turizmin.

Të ndërtuara sipas standardeve më të mira, serrat garantojnë prodhim gjithëvjetor të produkteve bujqësore cilësore, që shkojnë kryesisht për eksport, por ndërkohë plotësojnë edhe zinxhirin furnizues për agroturizmet e zonës.

Skema Kombëtare e Mbështetjes për vitin 2026, me një buxhet fillestar prej 5,2 miliardë lekësh, synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian.

Në rastin e serrave fermerët përfitojnë rritjen e mbështetjes deri në 70% të kostos për kontrollin biologjik të dëmtuesve në serra.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›