Serwer: Vizita e Binden, mbështetje për pavarësinë
Uashington -Duke u shprehur për vizitën e ardhshme të zëvendës-presidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë, eksperti nga Instituti për Paqe me seli në Washington, Daniel Serwer, thotë se vizita “paraqet riafirmim të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës”.
Serwer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka vlerësuar se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politikisht, do të jenë të pranishme në Kosovë “përgjithmonë”, ndërsa ushtarakisht “deri sa të arrihet një pajtueshmëri” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur se, cili është qëllimi i vizitës së Bidenit në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë, Serwer ka thënë: “Duhet të pyesni Qeverinë amerikane se cili është qëllimi. Ajo që unë shpresoj se do të bëjë ai, është riafirmimi i mbështetjes për pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial”.
Sipas tij, Biden do ta ritheksojë mbështetjen për Bosnjë e Hercegovinën, si një shtet të vetëm, të pandarë, ashtu siç parashohin marrëveshjet, dhe do ta bëjë të qartë nevojën për reforma dhe përgatitje drejt Bashkimit Evropian në Beograd.