E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mbështetje për ushtarët në Kosovë

Berlin -Ministri i gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter-Steinmeier kërkoi nga deputetët mbështetje për punën e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë. Një javë më parë qeveria e kancelares Angela Merkel kishte miratuar zgjatjen e mandatit të forcave gjermane të KFOR-it edhe për dymbëdhjetë muaj me radhë. Numri maksimal i tyre do të ulet nga 8.500 në 3.500. “Ulja e numrit të forcave në mandatin e këtij viti pasqyron zhvillimet pozitive në përgjithësi në të gjithë rajonin. Në mënyrë që Kosova e pavarur, sa më shpejt të marrë përsipër përgjegjësi për sigurinë e vet, KFOR-i duhet të ndihmojë edhe për ndërtimin dhe kualifikimin e forcave të sigurisë", tha Steinmeier mbrëmë në Berlin.

Vendimi i qeverisë gjermane tani do të shqyrtohet nga grupet parlamentare përkatëse.
Mandati i kontigjentit të trupave të KFOR-it u miratua për herë të parë më 11 qershor 1999 mbi bazën e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vitin e ardhshëm ai pritet t'u kushtojë taksapaguasve gjermanë rreth 156 milionë euro. /D-Welle/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›