Mesiç: Serbia të pranojë realitetin për Kosovën
Shkup -Serbia edhe nëse nuk e njeh shtetin e Kosovës duhet të mundësojë komunikimin mes njerëzve dhe mallrave, që kjo pjesë të funksionojë sikur edhe pjesët tjera të Evropës-ka deklaruar presidenti kroat Stipe Mesiç për mediat maqedonase.
“Kosova shpalli pavarësinë, ky është një realitet i ri dhe ne e pranojmë. Serbia nëse nuk do, nuk është patjetër ta pranojë Kosovën, kjo është çështje e Serbisë, por patjetër duhet të mundësoj komunikimin mes njerëzve dhe kapitalit. Patjetër duhet edhe kjo pjesë të funksionojë si edhe pjesët tjera të Evropës”-deklaroi Mesiç